250 mijë euro premio për çdo lojtar, kombëtarja italiane e futbollit jep shembullin unik: Mos na i kaloni fare në llogari

250 mijë euro premio për çdo lojtar,…

Italia po jep shembuj të rëndësishëm brenda dhe jashtë fushe.

Pasi fituan Kampionatin Europian ku dhanë shembullin e një grupi të bashkuar, tani edhe jashtë saj skuadra e Mancinit po konfirmon mbi të gjitha se janë humanë dhe shumë njerëz solidarë.
Siç mësohet, e gjitha skuadra italiane, do të dhurojë premiot e fituara nga Federata e Futbollit për familjet në nevojë dhe nuk janë pak.

250 mijë euro për kokë për çdo lojtarë, kaq është premio që kanë marrë Kampionët e Europës dhe këto para do të shkojnë për familjet në nevojë dhe do të shpërndahen në disa organizata humanitare.

Kapiteni Chiellini madje ka sqaruar se ato para as nuk do të kalojnë në llogaritë e lojtarëve por direkt do të shpërndahen në disa shoqata për njerëzit më në nevojë dhe që janë në vështirësi nga pandemia.

Një veprim që sigurisht gezon qindra familje dhe për më tepër tregon edhe një herë solidaritetin e madh dhe gjestin e rrallë të kampionëve të Europës.

Tashmë Italia tregon se janë kampionë të vërtetë brenda dhe jashtë fushe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit