26-vjeçari nga Dibra vret të vëllanë e tij, largohet nga banesa

26-vjeçari nga Dibra vret të vëllanë e…

Një vrasje brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Dibrën, ku një 26-vjeçar ka vrarë me thikë të vëllanë e tij.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e këtij krimi të rëndë brenda familjes që ka ndodhur pak pas mesnate.

Njoftimi i Policisë: Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen  e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit