26-vjeçari që përdhunoi 16-vjeçaren/ E reja: Më detyronte të thithja kokainë

26-vjeçari që përdhunoi 16-vjeçaren/ E reja: Më…

Ditën e sotme janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin që akuzohet se përdhunoi një 16-vjeçare në fshatin Kamnik të Ersekës.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e ‘arrestit me burg’ për 26-vjeçarin. Kujtojmë se e reja ishte denoncuar në polici nga prindërit si e larguar nga shtëpia, pasi nuk dihej adresa e vendodhjes së saj, por pas disa ditësh kërkimesh ajo u gjet në Tiranë dhe pas kësaj u paraqit në komisariat ku rrëfeu ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se 16-vjeçarja me iniciale A.E që prej 21 shkurtit deri më 1 mars kishte qënë me 26-vjeçarin në një banesë në fshatin Kume në Ersekë.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka rrëfyer se është detyruar nga 26-vjeçari i identifikuar si Orgest M., që të konsumojë lëndë narkotike të llojit kokainë dhe hashash. Pas kësaj 26-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj.

Sipas saj, Orgest M. vendoste kokainën në një pjatë dhe më pas e kapte të miturën nga nofullat dhe me forcë e detyronte ta thithte nga hunda. Pas dëshmisë së të miturës u bë i mundur arrestimi i tij, por ai ka rrëfyer se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por këtë gjë e ka bërë me dëshirën e saj, ndërsa ka shtuar se ai nuk ishte në dijeni se vajza ishte 16 vjeçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit