26-vjeçari shqiptar i përfshirë në ekzekutimet e mafiozëve grekë, zbardhen detaje nga hetimi

26-vjeçari shqiptar i përfshirë në ekzekutimet e…

Që pas vrasjes së bosit të jetës së natës në Greqi, autoritetet kanë intensifikuar hetimet, ku deri më tani kanë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar, si të implikuar në këtë ngjarje, por edhe në ngjarje të tjera të mafiozëve grekë.

Mes personave të dyshuar është edhe 26-vjeçari nga Poshnja e Dimalit, Xhonatan Paja, i cili ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal. Këtë të premte u publikuan detaje se Paja, në kuadër te grupit të zbuluar në Greqi, dyshohet i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023.
Konkretisht sipas mediave greke referuar dosjes hetimore thuhet: “Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në burgun e Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm i natës dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros“.

Mësohet se autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor dhe pas arratisjes dyshohet se kanë ndryshuar automjete. Një prej makinave është gjetur e djegur në Skaramangas. Sipas policisë, në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi.

Pas arrestimit në Mal të Zi në tetor 2023, në banesën e Pajës në Dimal është ushtruar kontroll edhe nga policia shqiptare por rezultatet e tij nuk janë bërë publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit