26-vjeçari shqiptar përplasi të renë në Selanik, dalin pamjet e aksidentit

26-vjeçari shqiptar përplasi të renë në Selanik,…

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare.

Shqiptari është një emër i njohur për policinë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari dyshohet se ka përplasur të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga shqiptar i cili u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

Në mediat greke është publikuar videoja e aksidentit. Në video shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit