26-vjeçarja kërkon ndihmë: Më ka humbur motra

26-vjeçarja kërkon ndihmë: Më ka humbur motra

Në qytetin e Gramshit është shpallur e zhdukur një vajzë, Denoncimin  e ka bërë motra e saj. Një 26-vjeçare nga Gramshi ka denoncuar në Policinë e Elbasanit humbjen e motrës së saj, e cila është larguar banesa më 19 dhjetor. E reja me iniciale B.ZH., ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer duke krijuar shqetësim për familjarët.

Policia:

Më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit