260 kg kanabis në dy kampera luksoz, arrestohen 4 rumunë në Vlorë

260 kg kanabis në dy kampera luksoz,…

Policia e Vlorës ka sekuestruar  260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni,  në orët e para të mëngjesit së të hënës u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Mësohet se veprimtaria e kryer nga 4 të rinjtë rumunë, (Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru), kryhej për llogari të disa shtetasve shqiptarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit