27 MLN për “Blerje qelqurinash”, edhe në tenderat me vlerë të vogël plas korrupsioni në Shëndetësi

27 MLN për “Blerje qelqurinash”, edhe në…

Abuzime me tenderat e shëndetësisë ndodhin jo vetëm në ata me vlera të larta por edhe në ata me vlera thuajse minimale për xhepin dhe vizionin e oligarkëve të kësaj fushe. Prokurimet publike janë kthyer në një sport KÇK që po shteron Buxhetin e Shtetit, teksa tenderi që do të analizojmë sot ka një vlerë prej 27 Milionë Lekësh të vjetra, me objekt “Blerje Qelqurinash” i hapur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Fitues është shpallur Distributor of Medical Devices Group në pronësi të Luftar Zebit dhe Matteo Shehut, i shënuar me REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Kjo procedurë prokurimi ka shumë parregullsi në të, duke marrë parasysh edhe faktin që operatorët ekonomikë pjesëmarrës në garë kanë bërë ankesa në lidhje me kriteret e specifikimeve teknike që duket se janë formuar në atë mënyrë që të favorizohet kompania fituese.

“Kriteri i vendosur nga autoriteti juaj kontraktor është diskriminues dhe pengon nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve në këtë procedurë prokurimi. Krijon barrierë midis operatorëve ekonomikë dhe përdoret si arsye për skualifikim”- shkruan në ankesën drejtuar KPP, Almedical SHPK i cili është një nga operatorët e skualifikuar nga gara. Bëhet fjalë për pikën 2.3, pika c) të Kapacitetit Teknik dhe disa specifikime të tjera, që sipas operatorit ekonomik janë arsyet që është favorizuar një kompani.

(Ankimin mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Rezulton se kjo kompani është përfituese e 9 tenderave publikë me vlerë 98 Milion Lekë pa Tvsh, teksa zotëruesi i saj me %-ndjen më të madhe të aksioneve ka qenë i paditur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor disa vite më parë pasi përfitoi një shumë parash padrejtësisht për kualifikime shkencore, e për rrjedhojë u gjobit me vendim gjykate. Numrin më të shpeshtë të tenderave kjo kompani e ka përfituar nga Spitali Rajonal i Dibrës dhe ai i Lushnjes. JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit