27-vjeçari në Tiranë i kërkonte seks nëpërmjet rrjeteve sociale, e mitura: Do vras veten

27-vjeçari në Tiranë i kërkonte seks nëpërmjet…

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Tiranë.  Ai shantazhonte një vajzë të mitur 15-vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale. Benard Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

I riu kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë. Në një mesazh ku i riu e shantazhonte shihet mesazhi i të miturës ku si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike shkruan “Do vras veten”. 

“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit