27-vjeçari rreh gruan dhe qëllon me thikë tre herë kunatin

27-vjeçari rreh gruan dhe qëllon me thikë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, Tiranë.

Bëhet me dije se një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.

Petrit Avdillari 27-vjeç ka qëlluar tre herë me thikë kunatin e tij, Denis Ziu 29-vjeç, duke i shkaktuar edhe plagë të rënda.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit