27-vjeçarja në Kamëz bie nga kati i pestë i pallatit dhe ndërron jetë në spital

27-vjeçarja në Kamëz bie nga kati i…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz. Mësohet se në rrugën “Tetuta” një 27-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i pallatit, nga banesa ku jetonte me qira. E reja nuk u ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë dhe ka ndërruar jetë në spital. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit