28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve

28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve

Shqipëria feston sot 110 vjetorin e krijimit të shtetit. Kjo ditë lidhet ngushtësisht me Ismail Bej Qemalin, i cili më 28 nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran.

Kjo është një nga ditët më të rëndësishme për mbarë shqiptarët kudo në botë dhe në trojet shqipfolëse. Me rastin e festës së flamurit ashtu si dhe në vitet e tjera do të ketë një sërë aktivitetesh ku sigurisht epiqendra e tyre do të jetë Vlora. Shqiptarët jashtë kufijve nuk do të mbeten pa festuar.

Kështu në Nju Jork komuniteti shqiptar do të ngrejë flamuri Kuq e Zi në Bergen County.

Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit.

Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj, mban pritjen shtetërore të rastit. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë javën festive, me vente që do të shtrihen në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të kulmojnë me koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura-Së bashku për Paqen”, në datën 3 dhjetor 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit