28-vjeçari thyen masën e sigurisë dhe dhunon babë e bir

28-vjeçari thyen masën e sigurisë dhe dhunon…

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Devollit, pasi ka thyer masën e sigurisë dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Sipas policisë, i riu D. M. është konfliktuar fizikisht me 48-vjeçarin D. K. dhe djalin e tij 20 vjeç, Dh. K., ndërsa në ndihmë i ka ardhur edhe i vëllai binjak D. M., 28 vjeç, i cili është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit