28-vjeçarja humbi jetën në spitalin Amerikan, merren në pyetje mjekët

28-vjeçarja humbi jetën në spitalin Amerikan, merren…

Policia ka marrë në pyetje mjekët e spitalit privat ‘Amerikan 2’ në Tiranë, ku një ditë më parë ndërroi jetë 28-vjeçarja Irida Hasalla.

Kanë qenë familjarët e të ndjerës që e denoncuan rastin fillimisht në media, dhe më pas te autoritetet e rendit. Mësohet se në pyetje janë marrë mjekët që u përfshinë në ndërhyrje, anestezistit dhe familjarët e 28-vjeçares. Po ashtu është duke u bërë autopsia e trupit të pajetë, për të zbuluar se çfarë shkaktoi vdekjen.

E reja kishte shkuar në spitalin Amerikan për të kryer një ndërhyrje estetike për heqjen e dhjamit, por vëllai i saj ka pretenduar se mjekët nuk kanë marrë fare parasysh gjendjen e saj shëndetësore duke mos kryer analiza. Nga ana tjetër, mjekët gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarte që kryen për operacione të ngjashme.

Pavarësisht pretendimeve të të dy palëve, do të jetë hetimi i prokurorisë që do të zbulojë të gjitha detajet dhe të zbardhë ngjarjen që nga momenti kur 28-vjeçarja shkoi në spital dhe të gjitha procedurat e ndjekura me të, deri  në momentin që ajo fatkeqësisht ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit