280,000 besimtarë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa për Natën e Kadrit

280,000 besimtarë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa…

Të hënën në mbrëmje, 280,000 besimtarë festuan Natën e Kadrit, natën e 27-të të muajit të shenjtë të Ramazanit, në xhaminë Al-Aksa në qytetin e pushtuar të Jerusalemit. 

Departamenti i Vakëfit Islamik të Jeruzalemit tha në një deklaratë të hënën se besimtarët u drejtuan për në xhami mes masave të rrepta të vendosura nga autoritetet okupuese izraelite në qytet.

Oborret dhe stolat e lutjeve të Al-Aksa ishin të mbushura me besimtarë të ardhur nga Bregu Perëndimor, qyteti i Jeruzalemit dhe territoret e pushtuara, pavarësisht kufizimeve dhe barrierave të vendosura nga forcat pushtuese. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit