29 deputetët të Kuvendit kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

29 deputetët të Kuvendit kanë depozituar kërkesën…

Midis 29 deputetëve që kanë firmosur nuk janë vetëm ata nga radhët e opozitës, por edhe deputetë që mbështesin hapur PS-në, si Reme Lalaj, Lefter Koka dhe Elena Xhina.

Me anë të këtij drafti, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, implementimi i listave të hapura dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Në projektligjin e paraqitur nga ana e deputetëve të opozitës parlamentare, me drejtues Edmond Stojkut, deputet i LSI-së në Kuvend.

“Amendamentet parashikojnë pragun prej 5% të votave të vlefshme si kusht për përfshirjen dhe shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për shkak të modelit të sistemit të propozuar, Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore”, thuhet në amendamentin e depozituar në Kuvend, shoqëruar edhe me një listë të vendeve demokratike që kanë sistemi me lista të hapura për deputetë.

Në dokument mungojnë firmat e disa prej deputetëve të djathtë si Korab Lita dhe Alban Zeneli, si dhe të Artur Roshit edhe Besnik Troplinit, të cilët hoqën dorë publikisht. Ndërkohë, në listë mungon emri i deputetes tjetër të djathtë, Rudina Hajdari, e cila ka folur më së shumti në publik për hapjen e listave.

Ndërkohë, dokument ka edhe një shënim për deputetin Kostaq Papa, i cili thuhet se është dorëhequr mediatikisht.

/Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit