Ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi, 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

Ishte duke peshkuar në lumin Drini i…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në ujërat e lumit Setë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:00. Në momentin e incidentit, 29-vjeçari mësohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Pas ngjarjes, trupi i të riut është transportuar në morg, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen në vijim të hetimeve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit