29-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në Kretë, babai prek me postimin për djalin

29-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në Kretë, babai…

Një aksident automobilistik, është regjistruar  në orët e para të mëngjesit në Kretë. Një 29-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në vendin fqinj.

Mësohet se i ndjeri është Enkeled Biba. Mediat greke raportojnë se si pasojë e shpejtësisë, makina ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë. Pas ngjarjes babai i të ndjerit, Tonin Biba ka njoftuar vdekjen e të birit.

Postimi i babait:

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshëm të djalit tonë Enkeled Biba.

Enkeled Biba ishte me origjinë nga Lezha, por prej vitesh jetonte dhe punonte në Kretë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit