29-vjeçarja shtrohet në spital pasi ishte shtatzënë, zgjohet nga koma dhe shikon që kishte lindur një bebe katër-javëshe

29-vjeçarja shtrohet në spital pasi ishte shtatzënë,…

29-vjeçarja Erem Ali, e cila ishte 31 javë shtatzënë e cila u shtrua në spital pasi ishte infektuar nga koronavirusi dhe vështirësi në frymëmarrje, raportojnë mediat britanike.

Ajo thoshte se trembej më shumë për beben e saj në bark pasi nuk e ndjente të lëvizte.

Pas disa ditësh në spital gjendja e Erem përkeqësohet dhe doktorët e vendosin në ventilator dhe gjendje të pandërgjegjshme, për të sjellë në jetë beben e saj me anë të një operacioni.

Bebja e saj tashmë është 8 muajshe, ajo lindi në shkurt të vitit të kaluar , me peshë gati 2 kg.

Gruaja tha:

‘Nuk mbaj mend asgjë për lindjen,’ thotë më vonë Erem. ‘Mbaj mend vetëm që u zgjova tre apo katër javë më vonë dhe më thanë që kisha lundur një bebe’.

Dhe në fakt pas tre javësh Erem ishte zgjuar nga koma, por ende duhet të luftonte për të marrë frymë, teksa vuante nga mangësi të tjera të shkaktuara nga sëmundja.

Për gati pesë javë ajo nuk arriti të shikonte beben e saj, i cili po mbahej në një tjetër spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit