3.5 kg kokainë e ndarë në disa qese për shitje, prangoset shqiptari në Itali

3.5 kg kokainë e ndarë në disa…

Policia në Itali ka arrestuar një shtetas shqiptar, konkretisht në Albisola Superiore, ndërsa akuzohet për trafik droge. Pas kontrollit të imtësishëm në banesën e tij, polica ka konstatuar një sasi prej 3.5 kg kokainë e ndarë në disa qese gati për shitje.

Ndërkohë nëse droga do të shitej në treg do të kapte vlerën e 120 mijë eurove. Autoritet italiane kanë nisur procedim penal për të motrën e shqiptarit për bashkëpunim në trafikun e kokainës. Në banesë iu gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit