3 adoleshentë rrahin me shkelma dhe karrige kamarierin e picerisë në Berat

3 adoleshentë rrahin me shkelma dhe karrige…


Një kamarier 17-vjeçar është rrahur brutalisht pas një koflikti me tre 16 vjeçarë në Berat. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta në ambientet e një picerie në qendër të qytetit. Mësohet se 3 persona, të moshës 16 vjeç kanë rrahur kamarierin e picerisë, me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.


Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. Në polici janë shoqëruar disa persona të pranishëm të cilët janë pyetur në lidhje me sherrin, mes tyre mes tyre tre dyshuarit si autorë të ngjarjes.


Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes, janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. Kamarieri 17-vjeçar është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit