3 çiklistë përplasen me njëri-tjetrin në Qeparo, njëri niset me helikopter në Tiranë

3 çiklistë përplasen me njëri-tjetrin në Qeparo,…

Tre çiklistë kanë mbetur të lënduar në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë një gare që po zhvillohej për turin ‘Çiklistik të Shqipërisë’.

Çiklistët kanë humbur kontrollin teksa po pedalonin rreth orës 14:40, dhe për pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin duke dalë nga rruga. Nga përplasja njëri prej çiklistëve ka marrë më shumë lëndime dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai u soll për mjekim më te specializuar në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dy çiklistët e tjerë janë duke u mbajtur në kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

Vlorë/ Informacion paraprak. Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit