3 ditë para 10 vjetorit të 21 janarit/ Artan Hoxha ‘kthen’ kohën mbrapa: Rihapa arkivat, si u zhduk ish- këshilltari i ministrit në mes të Tiranës

3 ditë para 10 vjetorit të 21…
Featured image of article: 3 ditë para 10 vjetorit të 21 janarit/ Artan Hoxha ‘kthen’ kohën mbrapa: Rihapa arkivat, si u zhduk ish- këshilltari i ministrit në mes të Tiranës 

Vetëm tre ditë para se të përkujtohet 10 vjetori i protestës së 21 janarit në 2011, ku për fat të keq humbën jetën 4 protestues, gazetari investigativ ka thënë se ka hapur arkivat për të analizuar se përse protesta degradoi deri në vrasje.

Në një intervistë që ka dhënë për abcneës, Hoxha është shprehur se ngre disa dyshime në lidhje me zhdukjen e Eduard Belegut, ish këshilltari i ministrit të Energjisë në 2010. Ai ka Belegu, kishte shkuar për të marrë 80 mijë dollarë që ia kishte njëri borxh, por që u zhduk në mes të Tiranës.

Pjesë nga Intervista: 

Po vjen 21 janari dhe këto kohë i jam rikthyer arkivës përse shkuam te 21 janari 2011. Personazhet politike të përfshira në atë histori kanë dhënë disa të dhëna shumë interesante. Një politikan ka thënë keni parë ju atje në Bulqizë si ndodhin vrasjet?  Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.”- tha Hoxha.

Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet?

Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen. Një zyrtar i rëndësishëm që ishte kandidat për deputet, që kishte drejtuar një grup auditi dhe u zhduk” tha ai.

Pse lidhet emri i tij me 21 Janarin?

Sepse gjatë konfliktit që ndodhi para 21 janarit, pas publikimit të videos së famshme mes ministrit të Energjetikës së kohës dhe zv/ kryeministrit të qeverisë Berisha… Ajo video është publikuar në datë 11 ose 12 janar dhe pati një debat të madh publik deri në datë 21 kur u bë protesta. Ishte Belegu që hapi të gjitha licencat e minierave, kromi është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria. Në momentin që u zhduk Belegu, ka shkuar të marrë 80 mijë dollarë që ia kishte njëri borxh, u zhduk në mes të Tiranës” tha Artan Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit