3 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

3 humbje jete nga COVID në 24…

Tre persona, të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

“Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, 72 persona deri më tani e kanë humbur btejën me koronavirusin e ri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit