3 maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

3 maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së…

Profesioni i gazetarit në vendin tonë po përballet gjithnjë e më shumë më sfida të reja dhe të shumta. Para pak ditësh raporti i Freedom House ishte mjaft kritik ndaj qeverisë në marrëdhënie me mediat ne Shqipëri.

Në raport theksohej se mediat i janë nënshtruar interesave politike duke u kontrolluar nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar një raportim të favorshëm.

Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme aktorët e fuqishëm politik apo nga bota e biznesit po kërkojnë ta zhbëjnë gazetarinë dhe deformojnë informacionin ndaj publikut.

Mediat që i shërbejnë aktorëve politik shpesh marrin materiale te gatshme që shpërndahen nga kryeministria, ministritë apo partitë politike dhe u jepen publikut si të vërteta. Për sa kohë media funksionon në këtë mënyrë atëherë ku do ta gjej qytetari të vërtetën që nuk thuhet?

Gazetaria profesionale duhet t’i shërbejë interesit publik, por kjo është duke u zbehur si qëllim i gazetarisë në vetvete, për shkak të arsyeve që përmendëm më lartë.

Jo vetëm qeveria dhe partitë politike por edhe biznesi edhe krimi i organizuar është pjesë e propagandës për fshehjen ë të vërtetës nga qytetari. Media sot është bërë pjesë e propagandës dezinformuese.

Ka ndodhur shpesh të dëgjojmë për gazetarë që dhunohen për hir të së vërtetës, apo kërcënime dhe pasiguri në vendin e punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit