3 mln francezë protestojnë për pensionet, shqiptarët ‘digjen’ për Luizin

3 mln francezë protestojnë për pensionet, shqiptarët…

Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri ndërsa protestat franceze vazhduan për planet për të rritur moshën e pensionit. Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, me 119,000 në Paris, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin. Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vjet në 64.

Por ndërkohë që Franca digjet për çështje sociale jetësore, Shqipërisë i kanë mbaruar hallet dhe shqiptarët dalin në protesta për Luiz Ejllin, banorin e Big Brother Vip Albania, me argumentin që po i bëhen padrejtësi nga produksioni. 

Luizi hyri në Big Brother, fitoi famën dhe i ka rrugët e hapura pas daljes nga shtëpia, ndërsa shqiptarët protestojnë për të drejtat e tij, ndërkohë që ai vetë ka nënshkruar kontratën me televizionin privat kombëtar. 

Kujtojmë se aktualisht në Shqipëri mosha e daljes në penaion për gratë është 61 vjeç e 6 muaj dhe çdo vit rritet me nga dy muaj, ndërsa për burrat është 65 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit