3 muaj pa rrogë/ Punonjësit e HEC-it në Bulqizë: Diga e liqenit minë me sahat

3 muaj pa rrogë/ Punonjësit e HEC-it…

Prej 3 muajsh, punonjësit e HEC-it në Valikardhë të Bulqizës nuk janë paguar, teksa këtë skandal e kanë denoncuar në Fax Neës. Mësohet se shkak i kësaj vonese, është bërë ngërçi mes koncensionarit dhe një banke të nivelit të dytë. Më konkretisht punonjësit e HEC-it, nuk janë paguar për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor.

Bëhet me dije se rroga nuk është shpërndarë qoftë për punonjësit brenda në HEC, qoftë për personelin e sigurisë që ruan godinën. Personeli i bëjnë thirrje  Kompanisë Teodori 2003 dhe bankës që të zgjidhin sa më parë ngërçin, e krijuar artificialisht sipas tyre, dhe të paguajnë pagat e punonjësve sepse kjo vepër është e një rëndësie të veçantë.

Ndërkohë deri në zgjidhje të problemit, punonjësit paralajmërojnë mbajtjen e një protestë gjatë ditës së nesërme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit