3 persona në pranga për plagosjen nga skela, asnjë masë sigurie një ditë pas ngjarjes

3 persona në pranga për plagosjen nga…

Tre persona janë arrestuar nga policia për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë poshtë një pallati në ndërtim te ura e Nisharakut në Tiranë, ku një skelë ra nga kati i 13 dhe lëndoi dy kalimtarë të rastit.

Në pranga përfunduan Erjon Kanto 41 vjeç me detyrë sipërmarrës, Zef Kala 49 vjeç inxhinier dhe Elton Osmanllari 41 vjeç, ky i fundit punëtor. Këta shtetas janë arrestuar pasi nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë teknike në punë, gjë që solli dhe rrëzimin e skelës metalike.

Fatkeqësisht dy qytetarë mbetën të lënduar, të cilët janë identifikuar Hysen Lavdari, 72 vjeç dhe Imelda Shkëmbi, 38 vjeçe. Aktualisht të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Poshtë pallatit në fjalë ndodhet një ndër kryqëzimet më me shumë lëvizje në kryeqytet gjatë gjithë ditës, por pavarësisht kësaj asnjë shenjë paralajmëruese ose tunel kalimi nuk ishte vendosur për të ruajtur jetën e përdoruesve të rrugës. Edhe një ditë pas ngjarjes së rëndë, situata nuk ka ndryshuar pasi mjetet e sigurisë nuk janë vendosur duke vënë përsëri në rrezik jetën e qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit