3 pista hetimi për shpërthimin në Lushnje, deputeti s'është pyetur ende

3 pista hetimi për shpërthimin në Lushnje,…

Tre janë drejtimet ku janë përqëndruar hetimet për të zbardhur shkakun që solli tragjedinë në Lushnje, ku nga shpërthimi në një fabrikë në rrethrrotullimin e Plasmasit hubën jetën dy persona babë e bir dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shkelje e lejës së ndërtimit” dhe “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia” janë pistat e hetimit, por deri në këto momente nuk ka asnjë akuzë për deputetin e Partisë Socialiste Bujar Çela i cili është pronari i fabrikës ku ndodhi ngjarja.

Ky i fundit është mes personave që mbetën të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit ndodhej në fabrikë. Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir fatkeqësisht humbën jetën si pasojë e plagëve që morën nga shpërthimi që tronditi zonën industriale të Lushnjes.

Përveç të lënduarve dëme të mëdha janë shkaktuar në banesa e biznese, muret e të cilave janë plasaritur, e dyert, dritaret dhe orendi shtëpiake janë thyer. Në momentin e shpërthimit, vinçi që drejtohej nga 51-vjeçari i ndjerë ishte duke mbajtur dy bombla oksigjeni, njëra prej të cilave ra në tokë dhe shpërtheu. Nga shpërthimi mendohet që telat e tensionit të lartë që kalonin mbi ndërtesë të jenë këputur, duke sjellë shpërthimin e madh brenda pak sekondave.

Deputeti Bujar Çela ende nuk është marrë në pyetje nga hetuesit, pasi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit