3 raste të reja me COVID në Korçë, 1 mjek dhe 2 infermiere

3 raste të reja me COVID në…

 Tre persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës.

Burime bërë të ditur se bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës.

Tre personat kishin shfaqur simptoma dhe më pas u është bërë tamponi, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.

Në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët gjatës ditës, se në 24 orët e fundit, u regjistruan 77 raste të reja dhe 2 vdekje si pasojë e COVID.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit