3 të infektuar me COVID-19 humbin jetën

3 të infektuar me COVID-19 humbin jetën

3 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Një 63-vjeçar dhe një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njoftoi MSH.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19, duke e çuar totalin e të prekurve në 2662.

78 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 9 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit