3 të mitur dhe një 29-vjeçar grabisin qendrën tregtare në Tiranë

3 të mitur dhe një 29-vjeçar grabisin qendrën…

Polica ka arrestuar një 29-vjeçar me inicialet E. H., pasi bashkë me 3 të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë kanë grabitur një qendër tregtare. Mësohet se të katërt vodhën produkte të ndryshme në një qendër tregtare. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi produktet e vjedhura.

Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar. Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç). Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit