Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një festival të premten mbrëma (23 gusht) në qytetin perëndimor gjerman të Solingen.
Sipas mediave gjermane rreth orës 22:00 një burrë i vetëm, i paidentifikuar sulmoi disa njerëz dhe u arratis.
Policia tha se sulmi ndodhi në një festival për të nderuar 650 vjetorin e qytetit.
Solingen është në Rhine-Westphalia, qyteti më i populluar i Gjermanisë dhe në kufi me Holandën.
Ministri i Brendshëm i shtetit, Herbert Reul, vizitoi vendin e ngjarjes, duke u thënë gazetarëve se ishte një sulm i synuar ndaj njerëzve, por duke refuzuar të spekulojë mbi motivin.
Policia gjermane është ende në kërkim të autorit i cili me thikë në dorê u preu fytin njerëzve në festival.