3 vëllezër dhe miku i tyre marrin peng dhe rrahin 48-vjeçarin në Durrës për një vend parkimi

3 vëllezër dhe miku i tyre marrin…

Denis Simaku, një 48-vjeçar nga Durrësi është marrë peng dhe dhunuar nga tre vëllezër dhe një i afërm i tyre.

Sipas raportimeve paraprake, gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti banal mes 48-vjeçarit dhe babait të vëllezërve Kodra, për një vend parkimi. Andreson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja, të gjithë me banim në Durrës, e kanë marrë me forcë në makinë Denis Simakun duke e dhunuar.

Më pas 48-vjeçari ka bërë një kallëzim në polici, dhe policia po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes. Deri më tani bëhet e ditur se është sekuestruar vetëm automjeti i përdorur në ngjarje.

Denis Simaku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit