3 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë dhe 97 të shtruar në spital

3 viktima nga koronavirusi në 24 orët…

3 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë. Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient i moshës 57- vjeçare, kurse sot një pacient tjetër i moshës 78-vjeçare të dy nga Komuna e Prizrenit.

Mëngjesin  e sotëm është shënuar gjithashtu edhe një viktimë tjetër, i cili është një 61-vjeçar nga Suhareka. Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar kështu në 47.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R.B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njësinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”.

Aktualisht në Kosovë janë të hospitalizuar 97 të prekur me COVID-19. Ndër ta, 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, -thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit