3-vjeçari "paralizohet" pasi u kafshua nga një gjarpër në park

3-vjeçari “paralizohet” pasi u kafshua nga një…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park në Angli ku një 3-vjeçar ka mbetur i “paralizuar” pasi u kafshua nga një gjarpër.

Lewis Wise, kishte shkuar në park me babain e tij, Daniel në Lightwater Country Park, në Surrey, për një piknik familjar kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Lewis ishte duke luajtur dhe duke u ecur në bar në momentin kur u kafshua nga një gjarpër që ishte kamufluar në mënyrë të përkryer me barin dhe nuk dallohej.

Daniel tregoi se djali padashur e ka shkelur gjarpërin dhe ai ka kafshuar Lewis në këmbë.

Babai i vogëlushit tregon se bënë të pamundurën që të mbanin fëmijën të qetë pasi në këto raste sa më shpejt rreh zemra aq më shpejt helmi shkon përqark trupit.

Lewis e kaloi natën në Spitalin e Shën Pjetrit dhe u transferua në Spitalin e Shën Gjergjit në Tooting ku u vizitua nga një specialist i lëkurës.

Atij iu dhanë tre shishka anti-helm dhe aktualisht është në morfinë, megjithatë nuk dihet se sa kohë do të duhet të qëndrojë në spital.

Daniel shpjegoi se Lewis mund të ketë nevojë për operacion në këmbë dhe fizioterapi për të ecur përsëri pasi të dalë nga spitali.

Burimi: DailyStar | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit