3 vjetori i vdekjes së Kacifas/ Grekët në 'zi', familjarët vendosin lule pranë varrit

3 vjetori i vdekjes së Kacifas/ Grekët…

Gjatë ditës së sotme është mbajtur ceremonia e 3 vjetorit të vdekjes së minoritarit grek Kostandinos Kacifas. Përkujtimorja është mbledhur, nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit në Dropull.

Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi me armë efektivët e Reneas, të cilët e rrethuan në një kodrinë, në afërsi të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës kombëtare të Greqisë.

Pas 3 vitesh, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje.

Ndërkohë sot gjatë përkujtimit, në një video të siguruar nga “FaxNeës” mamaja e Kacifas dëgjohet duke thënë: “je një yll në qiell”, dhe “gjithë grekët janë në zi sot”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit