30-40 vjeç dhe nga Shkodra/ Zbardhen detaje për vrasësin e Nikulajt, kishte akses në kamerat e hotelit

30-40 vjeç dhe nga Shkodra/ Zbardhen detaje…

Janë zbardhur detaje të reja për vrasësin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Të dhënat që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Dyshohet se vrasësi është me origjinë nga Shkodra. Dyshimet kanë lindur pas këqyrjes së itinerarit që ka përshkuar ai.

Ndërkohë mendohet se ai mund të jetë mes moshës 30 dhe 40 vjeç. Autori dyshohet gjithashtu të ketë pasur akses dhe në kamerat e sigurisë së hotelit të viktimës, ‘Coral’. Në këtë mënyrë ai ka arritur që ta mbajë nën vëzhgim 51-vjeçari dhe ka ditur fiks momentin kur ai ishte vetëm brenda në lokal.

Gjithsesi për të zbardhur më shumë informacione, po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonike të personave për të cilët ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se  Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit