30 mars, Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Gëzuar edhe pse jeni larg vendit!

30 mars, Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Gëzuar…

30 marsi është Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Në këtë ditë, njerëzit mund të shprehin mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre ndaj mjekëve për punën e tyre të palodhur, përkushtimin dhe dhembshurinë në emër të pacientëve, kolegëve dhe komuniteteve.

Festa filloi për herë të parë në vitin 1933, kur shënohej 1 vjetori i përdorimit të anestezisë eter. Eudora Broën Almond, gruaja e një mjekut nga Gjeorgjia, besonte se burri i saj dhe mjekët e tjerë meritonin më shumë vlerësim për punën e tyre të palodhur.

Almond u dërgoi kartolina urimi të gjithë mjekëve vendas dhe grave të tyre dhe vendosi lule mbi varret e mjekëve të vdekur. Lulet ishin karafila të kuq, që më vonë do të bëheshin lulja përfaqësuese për festën e mjekëve.

Imagjinoni se si do të ishte jeta nëse nuk do të kishte mjekë në botë!

Ndërsa mjekët tanë po i merr Gjermania dhe vendet të tjera pasi këtu nuk u ofrohet pagesa, statusi shoqëror dhe specializimet e duhura. Prej kohësh në spitalet e vendit ka mungesë të mjekëve. Kjo është bërë shkak që shumë spitale në rrethe janë mbyllur.

Një tjetër problem me të cilin u përballën studentët e mjekësisë ishte ligji që i detyronte që të qëndronin, por ky lidh u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Si pasojë e kësaj situate shumë të rinj edhe pse i plotësonin kriteret nuk e zgjodhën degën e mjekësisë. Ndoshta duket e pamundur ose e largët, por me ritmet që po shpopullohet vendi shumë shpejt do të mbetet pa mjekë.

Gjithsesi, gëzuar edhe pse jeni larg vendit!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit