30 senatorë letër Presidentit Biden: Mjaft mbështetëm Ukrainën me miliarda

30 senatorë letër Presidentit Biden: Mjaft mbështetëm…

Tridhjetë demokratë nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së i kanë dërguar një letër të hapur Bidenit duke i kërkuar atij “të ndryshojë rrënjësisht strategjinë e tij për luftën në Ukrainë dhe të ndjekë negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë“.

Sipas një artikulli të The Washington Post thuhet se kjo është hera e parë që eksponentë të Partisë Demokratike, të së njëjtës parti me Biden, “e shtyjnë atë të ndryshojë qasjen kundrejt luftës në ‘Ukrainë”.

Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit “të zëvendësojë mbështetjen e paprecedentë ekonomike dhe ushtarake që Shtetet e Bashkuara po i japin Ukrainës me një ‘nxitje diplomatike proaktive, duke dyfishuar përpjekjet për të gjetur një kor realiste për arritjen e një armëpushimi’“.

Sipas artikulli të WP, “Disa ekspertë të çështjeve ruse pohojnë se Moska do të negocionte vetëm me Shtetet e Bashkuara, domethënë me një superfuqi të barabartë.

Eurodeputetët janë shprehur se hapja e Rusisë ndaj negociatave do të mirëpritet, duke pasur parasysh shkatërrimin e shfrenuar të shkaktuar nga lufta.

Por letra solli në vëmendje sesi vetë Biden i bëri një referencë të fortë diplomacisë, kur deklaroi se asnjë negociatë nuk mund të bëhet pa pëlqimin e Ukrainës, por duke shtuar se “në një moment, duhet të ketë një marrëveshje të negociuar. Por çfarë nënkupton kjo, nuk e dihet.

Pozicioni i marrë nga minoriteti demokrat ka ngjallur polemika, natyrisht, duke tërhequr zemërimin e mbështetësve të Ukrainës. Kjo shenjë disidence shton zërat e eksponentëve të ndryshëm republikanë, të cilët haptazi nuk pajtohen me qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas gazetarit të WP, tani presionet për të ndryshuar qasjen mund të fillojnë të vijnë edhe nga e majta, duke krijuar një lëvizje politike të fortë që do ta bënte më të vështirë për presidentin të fajësonte republikanët ekskluzivisht për kundërshtimin për politikën e saj për Ukrainën.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë është vendosur në pozicionin që Kievi duhet të vendosë se kur dhe çfarë të negociojë, por sipas WP, “një numër në rritje politikanësh dhe ekspertësh të politikës së jashtme po e sfidojnë këtë pozicionduke argumentuar se Rusia nuk do të marrë seriozisht asnjë negociatë përveç nëse edhe Shtetet e Bashkuara ulen në tryezën e bisedimeve”.

Gazetari i WP nënvizon se si nisma e parlamentarëve demokratë vjen në përputhje me ritmin relaksues të Pentagonit, i cili pa që ministri i Mbrojtjes Austin Lloyd të kontaktojë, pas muajsh shkëputjeje, me homologun e tij rus Sergei Shoigu, i cili më pas e kontaktoi për një bisedë tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit