30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama pritet të vizitojë Italinë

30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Rama…

Kryeministri Edi Rama do të bëjë një vizitë dy ditore në Itali.

Bëhet me dije se Rama do të udhëtojë drejt Italisë më 5 dhe 6 mars, në 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Lajmin e ka bërë me dije këshilltari rajonal i Partisë Demokratike, Maurizio Bruno. Ai tha se kryeministri Rama do të vizitojë Barin dhe Brimdisin.

“Epo unë jam i lumtur që mund të njoftoj se në 5 dhe 6 Mars Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë i pranishëm së pari në Bari dhe më pas në Brindisi për të kujtuar 30-vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali,” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit