30-vjeçari godet me sende të forta të riun, e bën për spital

30-vjeçari godet me sende të forta të…

Policia në qytetin e Kukësit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar. Ky i fundit me iniciale A. M., është kapur në flagrancë nga ‘blutë’ e qytetit, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka bërë për spital një 24-vjeçar.

Ky i fundit i identifikuar me iniciale A. Gj., banues në fshatin Gabricë, nga dhuna që ka marrë, është lënduar rëndë dhe është nisur me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë pas ngjarjes, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”, teksa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha të spitalit Rajonal Kukës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit