30-vjeçari nga Shqipëria tenton të përdhunojë të miturën në Prizren

30-vjeçari nga Shqipëria tenton të përdhunojë të…
Një akt i rëndë dhe i turpshëm është regjistruar në Kosovë. Sipas mediave në shtetin fqinj, një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të abuzojë sekusalisht me një vajzë të mitur në Prizren. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dhënë detaje të reja për rastin në fjalë, ndërsa deklaron se ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor të këtij viti. Ndërkohë Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të riut shqiptar i identifikuar me inicialet M.XH. bëhet e ditur se ky i fundit e ka pritur të miturën pasi është kthyer nga shkolla dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë.

Policia:

Me datë 9.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se kur ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit