30-vjeçari vjen nga Bulqiza dhe vjedh 9 milionë lekë në Tiranë

30-vjeçari vjen nga Bulqiza dhe vjedh 9…

Një 30-vjeçar është arrestuar së fundmi në Tiranë pasi ka vjedhur 9 milionë lekë të vjetra në një shtëpi.

I riu me iniciale E.A kishte ardhur nga Bulqiza për të kryer vjedhjen në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

Vjedhja ka ndodhur më datë 2 gusht dhe në momentin e arrestimit, 30-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 2800 euro.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Vëzhgimi” u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit