30 vjet burg për ‘killerin’ me pagesë Julian Sinanaj, Gjykata jep dënimin edhe për 5 të pandehur

30 vjet burg për ‘killerin’ me pagesë…

Në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 30 vjet burg për ‘killerin’ me pagesë Julian Sinanaj.

Për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Julian Sinanaj rrëfeu se është paguar për disa episode kriminale ndërsa si anëtar i ‘bandës së tritolit’  vepronte në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjërë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.

Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndëroi jetë në qeli në vitin 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit