300 bimë kanabisi në një “shtëpi bari”, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

300 bimë kanabisi në një “shtëpi bari”,…

Policia italiane ka vënë në pranga një 37- vjeçar shqiptar. Mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se policia ka vënë re disa lëvizje të dyshuara në ambjente të ndryshme.

Më pas, lokalizuan një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion marihuane.

Gjatë operacionit u sekuestruan 300 bimë kanabisi dhe një sasi marjuane që ishte bërë gati për shitje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit