'3000 euro ose ta publikuam lidhjen'/ Zbardhet skema, ja si i futi autorët në kurth

‘3000 euro ose ta publikuam lidhjen’/ Zbardhet…

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen se kanë shantazhuar një person duke i kërkuar një shumë të madhe eurosh, për të mos publikuar lidhjen e tij intime. Në pranga kanë përfunduar 2 persona, të identifikuar me inicialet H.P., S.H. dhe Xh.Gj, e përveç tyre po hetohet në gjendje të lirë edhe A.H. Pas Policisë së Shtetit, edhe Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin penal.

Prokuroria, e cila kishte nisur hetimet dhe kishte qëllim që autorët të kapeshin në flagrancë, ka dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave. Kështu, në datën 11 tetor 2022 është realizuar takimi midis kallëzuesit E. K., dhe shtetasit H.P, ku E.K i ka dorëzuar 3000 Euro shantazhuesit.

“Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan. Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.

Pas dorëzimit taksia është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H,”- thuhet në materialin e Prokurorisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit