31% e shqiptarëve duan të emigrojnë

31% e shqiptarëve duan të emigrojnë

Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor për arsye ekonomike, sa vjen dhe bëhet më I lartë.

Shumë persona kërkojnë një shpërngulje të përhershme në një nga vendet e BE, duke sinjalizuar një rreth vicioz të një krize demografike, ekonomike dhe politike. Kjo ishte një tjetër gjetje, pas korrupsionit,  e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas analizës së rezultateve të anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023.

Rezultatet e anketës që u zhvillua në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar.

Anketa që u zhvillua në rreth 6000 persona në Ballkan tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.

Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë.

Grupmosha active për punë, 18-44 vjeç kërkon të largohet nga Shqipëra, ndërsa ata që duan të qëndrojnë janë mbi 45 vjeç.

Pavarësisht një tkurrjeje nga viti 2022, planet për emigracionit vazhdojnë në Rajon dhe kryesisht në Shqipëri, duke shndërruar fenomenin e largimit në një prirje të qëndrueshme.

Kjo situatë krijon kushtet për më shumë mungesa të fuqisë punëtore, i konsideruar tashmë si një emergjencë për Shqipërinë.

Por pavarësisht të gjitha këtyre rezultateve, deri më tani nga ana e qeverisë nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për frenimin e largimit të të rinjve të kualifikuar, duke mos u krijuar asnjë terren të sigurt për jetesën.

Pagesat dhe kushtet e punës, pasuar nga çimet e larta duket se janë faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet, e ndërsa vendet e tyre po I zënë emigrantët nga Lindja e Mesme, duke bërë që në sytë e qeverisë cdo gjë të duket normale. “Merrni punëtorë nga Bangladeshi, kur të mësojnë shqip hiqni pasi u hyn krimbi”, kjo ishte këshilla që kryeministri Rama u dha bizneseve pak kohë më parë, kur ata shprehnin hapur krizën që kishin nga mungesa e stafit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit