31-vjeçari i veshur me të brendshme del në rrugë, kërcënon kalimtarët me thikë

31-vjeçari i veshur me të brendshme del…

Londër është filmuar një moment shokues. Në rrugët e kryeqytetit të Anglisë u pa një burrë I veshur vetëm me të brendshme, me një thikë në dorë, duke kërcënuar kalimtarët.

Një burrë dhe një grua u goditën me thikë dhe një fëmijë u ndoq pranë një shkolle. Incidenti i tmerrshëm ndodhi në rrugën Gordon, Ealing pak pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas mediave angleze, policia shkoi në vendngjarje dhe një ë1-vjeçar u arrestua me dyshimin se posedonte armë të ftohtë.

Më pas policët zbuluan një burrë dhe një grua të cilët ishin plagosur nga thika e ë1-vjeçarit brenda një prone banimi aty pranë.

I dyshuari, i cili ishte dërguar në spital për vlerësim, u arrestua më pas me dyshimin për dy akuza për tentim vrasje.

Ngjarja shqetësuese u filmua nga kalimtarë të cilët u detyruan të brenda dyqaneve deri sa mbërriti policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit