31-vjeçari në Memaliaj dhunon efektivin e policisë

31-vjeçari në Memaliaj dhunon efektivin e policisë

Është arrestuar nga policia Denis Mema, 31 vjeç, banues në Memaliaj. Ai u vu në pranga nga policia pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.’- njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit